Betohet qeveria e re izraelite, nëntë gra ministre

Naftali Bennett, udhëheqësi 49-vjeçar i partisë së ekstremit të djathtë ”Yamina”, u betua si kryeministri i ri i Izraelit.
Bennett, një ish-ministër i Mbrojtjes, mori detyrën disa minuta pasi 120 deputetë të Knessetit votuan në favor të qeverisë së tij prej tetë partish të koalicionit.
Votimi me 60 vota pro dhe 59 kundër i dha fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.
Kishte vetëm një abstenim në këtë votim.
Qeveria e re do të përfshijë 27 ministra, nëntë prej të cilëve gra.
Sipas një marrëveshjeje rotacioni, Bennett do të shërbejë si kryeministër për dy vjet dhe më pas do të pasojë Yair Lapid i partisë së qendrës, Yesh Atid. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




