Biden apelon për klimën: Ky është një kod i kuq

Botë | 5 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Nju Jorkun, që ende po përpiqet të rimëkëmbet pas kalimit të uraganit Ida.

Ai vizitoi zonat më të goditura në Nju Xhersei dhe Kuins.

”Duhet të marrim masa urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës”, theksoi presidenti duke folur me banorët e zonave të përmbytura.

“Edhe skeptikët e klimës po shohin se kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, tha presidenti.

”Provat janë të qarta. Ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim ekzistencial për jetën dhe ekonominë tonë. Dhe kërcënimi është këtu”, shtoi Biden.

“Kombi dhe bota janë në rrezik. Ky është kodi i kuq”, apeloi ai./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme