Biden fton Shqipërinë në “Samitin e Demokracisë”

Presidenti i SHBA, Joe Biden në fillim të dhjetorit do të përmbushë një nga premtimet e tij në fushatë, mbajtjen e një “Samiti për Demokracinë”.
Një aktivitet i tillë do të mbahet për herë të parë dhe pritet të bëjë bashkë mbi 100 vende për ndaluar rënien e demokracisë dhe erozionin e të drejtave dhe lirive në botë.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësim për disa të ftuar, të cilët akuzohen për pushtet autoritar dhe shkelje të lirive.
Në një farë mënyrë, Biden do të rreshtojë vendet liberale dhe demokratike kundër diktaturave dhe do të diskutojë mbi rrugët që do të luftohet kërcënimi që vjen nga Kina, Rusia dhe vende të tjera rivale.
Në një listë të publikuar nga “Politico”, nga vendet e rajonit Ballkanit Perëndimor bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi në listë mungojnë Kosovë, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Në listë mungojnë dhe vende si Hungaria dhe Turqia ndërsa shumë kritika ka marrë prezenca e Polonisë, e cila vitet e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje mbi demokracinë.
Samiti do të mbahet online në datat 9-10 dhjetor dhe lista e vendeve pjesëmarrëse nuk është përfundimtare.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se samiti do të ketë në fokus sfidat dhe mundësitë e demokracisë ku liderët pritet që të bëjnë një zotim kolektiv për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




