Biden: Lutem armëpushimi të respektohet

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “lutet” që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të respektohet dhe se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për të zgjidhur konfliktin vdekjeprurës. “Lutem që armëpushimi të respektohet. Unë do ta mbaj për fjale Beniamin Netanyahun. Ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën që ma ka dhënë”, tha Biden të premten, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Duke folur në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden po ashtu u zotua se së bashku me shtete të tjera do të krijojnë një pako të madhe financiare për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës. Binden tha se ndihma për Gazën do të koordinohet me Autoritetin Palestinez që të sigurohen se Hamasi nuk do të përdorë asnjë fond për të blerë furnizime ushtarake. Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, e që udhëhiqet nga Mahmud Abbas është organizatë rivale e Hamasit, që kontrollon Gazën. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar me Abbasin, ku i ka “nënvizuar përkushtimin e SHBA-së” për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara që të “ofrojnë ndihmë humanitare dhe për të mbështetur ndihmën ndërkombëtare për Gazën dhe përpjekjet për rindërtimin e Gazës”. Ekspertët thonë se do të duhen vite dhe dhjetëra-miliona dollarë për të rikuperuar dëmet në Gaza.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme