Biden në OKB: Kërcënimet bërthamore të Putinit janë të pamatura! Qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën

Presidenti i SHBA Joe Biden , duke folur në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e përshkroi luftën në Ukrainë si “barbare, të pakuptimtë” dhe “të zgjedhur nga një njeri , Vladimir Putin”.
“Kjo luftë ka të bëjë me eliminimin e së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet, qartë dhe thjeshtë, dhe të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si popull. Kudo që të jeni, kudo që jetoni, çfarëdo që besoni… kjo duhet t’ju shokojë. Një vend nuk mund të pushtojë territorin e një kombi me dhunë. Ukraina ka të njëjtat të drejta që i takojnë çdo kombi sovran. Ne do të solidarizohemi me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë”, tha Biden.
Ndalur te fjalimi i Putinit, në të cilin ai njoftoi rekrutimin e menjëhershëm të pjesshëm të qytetarëve rusë duke bërë një kërcënim bërthamor, Biden tha se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë
“Presidenti Putin ka bërë kërcënime të hapura bërthamore kundër Evropës dhe një shpërfillje të pamatur për përgjegjësitë e një regjimi. Tani Rusia po thërret më shumë trupa për t’iu bashkuar luftës dhe Kremlini po organizon një referendum të rremë për të tentuar të aneksojë pjesë të Ukrainës, një shkelje jashtëzakonisht e rëndësishme e kartës së OKB-së. Kjo botë duhet t’i shohë këto akte të egra ashtu siç janë“, tha ai.
“SHBA-të duan që lufta të përfundojë me kushte të drejta, kushte që ne të gjithë i nënshkruam, që nuk mund të marrësh territorin e një kombi me dhunë”. I vetmi vend që e pengon këtë është Rusia”, nënvizoi ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se rezervistët ushtarakë do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm të forcave ruse. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai tha se ky ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar integritetin territorial të Rusisë Ai akuzoi Perëndimin për “shantazh bërthamor” dhe tha kërcënoi se hakmarrja nuk është “një blof”. Moska ka njoftuar gjithashtu planet për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




