Biden nënshkruan ligjin e përdorur kundër Hitlerit për të dërguar armë në Kiev! Britania gati 6 mijë raketa shtesë

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 76- të, ndërsa vijojnë të shtohen ndihmat e marra nga Perëndimi për Kievin.
Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi dje një ligj për përshpejtimin e furnizimit me armë në Ukrainë.
Legjislacioni, i frymëzuar nga një masë e vitit 1941 që lejoi Shtetet e Bashkuara të armatosnin ushtrinë britanike kundër Hitlerit, do të lehtësojë disa nga kërkesat për Shtetet e Bashkuara për të dërguar pajisje ushtarake në Kiev.
Nga ana tjetër, Britania po bëhet gati të dërgojë në Ukrainë rreth 6 mijë raketa shtesë.
“Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët tanë për të rritur mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, duke forcuar mbrojtjen e saj”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, raporton BBC./ rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




