Biden njofton paketën e re të ndihmës: E gjithë G7 në mbështetje të Ukrainës

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën ndërsa u takua me Presidentin e vendit Volodymyr Zelensky në Japoni të dielën (21 maj).

“Paketa e re e ndihmës për sigurinë do të arrijë 375 milionë dollarë, do të përfshijë municione, artileri dhe automjete“, tha Biden.

Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Biden vizitoi Kievin në shkurt dhe erdhi në mes të vizitës historike të Zelensky në samitin e G7 në Japoni.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë gjithçka që mundemi për të forcuar aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur,” tha Biden, duke përmendur vendimin e tij të fundit për të lejuar avionët luftarakë F16 të shkojnë në Ukrainë dhe për të trajnuar pilotët ukrainas në avion në Shtetet e Bashkuara.

Biden tha se sanksionet e reja ndaj Rusisë do të “sigurojnë presion ndaj Putinit për t’i mbajtur të përgjegjshëm mbështetësit e tij”, kundrejt luftës.

Ai shprehu mbështetje për një paqe të drejtë në Ukrainë dhe tha se integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit ishte i panegociueshëm sipas CNN.

“Ajo që keni arritur është një çështje për të gjithë botën dhe ne jemi të mahnitur nga ajo që keni bërë deri tani,” tha Biden.

“Së bashku me të gjithë G7, mbështesim Ukrainën dhe unë premtoj se nuk do të shkojmë askund”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme