Biden paralajmëron Arabinë Saudite: Nëse ulni prodhimin e naftës do keni pasoja

Presidenti Joe Biden paralajmëroi Arabinë Saudite se “do të ketë pasoja” nëse do të shkurtonte objektivin e prodhimit të naftës për shkak të kundërshtimeve të SHBA. Ky paralajmërim erdhi pasi OPEC + njoftoi vendimin e uljes së prodhimit javën e kaluar.
Biden tha se nuk do të diskutonte se do të ishin pasojat, por që ato do të prishini marrëdhëniet mes dy shteteve.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se do të kryhej një rishikim i politikës, Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër situatën “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, tha ajo.
Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan tha se vendimi i OPEC+ ishte thjesht ekonomik dhe u mor unanimisht nga vendet anëtare.
OPEC+, grupi i prodhuesve të naftës që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) plus aleatët duke përfshirë Rusinë, njoftoi objektivin e prodhimit pas javësh lobimi nga zyrtarët amerikanë kundër një lëvizjeje të tillë.
Shtetet e Bashkuara akuzuan Arabinë Saudite për përkulje ndaj Rusisë. Zyrtarët amerikanë ishin përpjekur në heshtje të bindnin partnerin e tyre më të madh arab që të braktiste idenë e një shkurtimi të prodhimit, por Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk u lëkund.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




