Biden: Për momentin nuk është në tryezë opsioni i dërgimit të ushtarëve amerikanë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se një pushtim eventual rus i Ukrainës do të kishte pasoja të rënda, por se aktualisht nuk është në tryezë opsioni i dërgimit të ushtarëve amerikane në atë vend.
Pak para se të nisej për një vizitë në shtetin federal Missouri të SHBA-së, Biden iu drejtua gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe komentoi bisedën që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.
“I thashë Putin-it se do të përballej me pasoja deri më tani të papara dhe të rënda ekonomike nëse pushton Ukrainën”, tha Biden.
Presidenti amerikan theksoi se mendon se presidenti Putin e ka kuptuar atë shumë mirë.
“Ndoshta do të na duhet të rrisim praninë ushtarake të anëtarëve të NATO-s, kurse Putin-it i thashë se mund të dërgonim ndihmë mbrojtëse shtesë për Ukrainën”, tha Biden.
I pyetur nëse SHBA-ja do të dërgojë trupat në Ukrainë, Biden tha se ky opsion për momentin nuk është në tryezë, por se ishte e mundur nëse aleatët e NATO-s thonë se Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




