Biden premton mbështetje ndaj Floridës pas dëmeve të stuhisë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është zotuar t’i japë Floridas çdo mbështetje që i nevojitet për tu rindërtuar pas shkatërrimit që solli stuhia tropikale Idalia.
Biden tha se asnjë person “inteligjent” nuk mund të dyshojë në ndikimin e ndryshimeve klimatike pas stuhisë.
Ndërkohë, Guvernatori Ron DeSantis zgjodhi të mos takonte presidentin në udhëtimin e tij. DeSantis kishte thënë më herët se prania e Biden mund të pengonte përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive. Presidenti Biden, i cili ka folur me DeSantis disa herë këtë javë, kishte thënë se do të takoheshin personalisht.
Por një zëdhënës i DeSantis tha të premten se guvernatori nuk kishte plane të takohej me presidentin, duke shtuar se përgatitjet e sigurisë që kërkohen për një takim të tillë do të “mbyllnin përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes”.
Biden vlerësoi DeSantis gjatë vizitës së tij dhe tha se nuk ishte i zhgënjyer nga mungesa e guvernatorit republikan.
Zoti Biden u takua me Rick Scott, një nga dy senatorët republikanë të shtetit dhe tha se ishte një shenjë “siguruese” që udhëheqja e shtetit dhe autoritetet federale po punonin mirë së bashku.
Idalia goditi zonën Big Bend të Floridës të mërkurën dhe është përshkruar nga zyrtarët si stuhia më e keqe që ka goditur rajonin në 100 vjet.
Stuhia Idalia ka udhëtuar në veri, duke goditur Xhorxhinë dhe Karolinë. Shtëpitë dhe bizneset janë përmbytur dhe energjia është ndërprerë për qindra mijëra njerëz./BBC/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




