Biden pret sot presidenten e BE

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe një nga temat e diskutimit pritet të jetë situata në Ballkanin Perëndimor, transmeton Reuters.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se të dy zyrtarët do të diskutojnë gjithashtu tregtinë dhe çështje të tjera, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e SHBA me BE-në.

Biden dhe Von der Leyen diskutuan kohët e fundit, gjatë një takimi të udhëheqësve të G20 në Romë dhe gjatë Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Glasgou.

Shtëpia e Bardhë thekson se Biden dhe Von der Layen do të diskutojnë rregullat e ekonomisë përmes tregtisë së përbashkët midis SHBA-së dhe BE-së, ngrohjen globale, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti Biden do të riafirmojë mbështetjen e BE-së si një partner kyç i SHBA-së”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Emily Horne.

Situata e tensionuar në Bosnje ka vënë në lëvizje SHBA dhe BE që ka kërkuar menjeherë që të mos përshkallëzohen konfliktet e mëtejshme, e cila është nxitur nga serbët. SHBA dhe BE me anë të përfaqësuesve të tyre po mbrojnë Marrëveshjen e Dejtonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme