Biden shpall emergjencën/ Uragani “Idalia” i afrohet Floridës

Stuhia tropikale “Idalia” që i është afruar Floridës u shndërrua të martën në uragan, duke shtuar frikën se do ketë pasoja shkatërrimtare në shtetin amerikan.
Sinoptikanët thanë se intensifikimi i fundit do e bëjë “uraganin jashtëzakonisht të rrezikshëm” kur të përplaset në vijën bregdetare perëndimore të shtetit.
Pjesa më e madhe e Floridës, përfshirë zonën shumë të populluar rreth Tampës, është parashikuar që do të preken nga moti me erëra të forta, rrebeshe dhe stuhi vdekjeprurëse.
“Mos e neglizhoni. Mos u qetësoni,” këshilloi kryebashkiaku i Fort Myers Beach.
Rreth 14 milionë banorë të Floridës janë paralajmëruar mbi uraganin, për shkak të itinerarit të pasigurt që po përshkon “Idalia” teksa po vjen e fuqizohet duke lëvizur drejt veriut mbi Gjirin e Meksikës.
“Ka për të qetë një uragan i fuqishëm,” tha guvernatori Ron DeSantis të hënën. “Do e prekë absolutisht shtetin e Floridës në shumë, shumë mënyra.“
Presidenti Joe Biden ka miratuar paraprakisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin juglindor të SHBA-së.
Guvernatori DeSantis ka thënë se janë mobilizuar më shumë se 1 100 roja kombëtare dhe janë përgatitur 400 mijë litra karburant për t’ua ofruar pikave të karburantit përgjatë rrugëve ku do kryhen evakuimet.
Banorët e zonës po ashtu janë paralajmëruar se do të mbeten pa energji elektrike kur të afrohet uragani. /BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




