Biden takim me Erdogan: Me rëndësi ruajtja e stabilitetit në Egje

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i dërgoi një mesazh të qartë për t’i dhënë fund sfidave në Egje Presidentit turk,Tajip Erdogan, gjatë një takimi në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.
Takimi i Joe Biden me Recep Tayyip Erdogan ka zgjatur një orë e 10 minuta në Pallatin IFEMA në Madrid, ndërsa bisedimet u përqendruar rreth situatës në Egje, por edhe në Siri.
Pas takimit, Shtëpia e Bardhë ndau një njoftim, duke bërë me dje se ata kishin diskutuar mbi rëndësinë në ruajtjen e stabilitetit në Egje dhe Siri.
“Presidenti Biden përshëndeti marrëveshjen trepalëshe të Turqisë me Finlandën dhe Suedinë, e cila i hap rrugën aleatëve për t’i ftuar ata të anëtarësohen në NATO. Udhëheqësit diskutuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, si dhe rëndësinë e heqjes së barrierave ruse ndaj eksporteve të grurit ukrainas. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Egje dhe Siri. Presidenti Biden përsëriti dëshirën e tij për të mbajtur marrëdhënie produktive dypalëshe dhe liderët ranë dakord për rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm të ngushtë midis qeverive“, thuhet në njoftim/ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




