Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të takojë zyrtarë të lartë të BE ndërsa ata përpiqen të vendosin qëllime të përbashkëta për sfidat globale si pandemia dhe ajo që ata e shohin si qëndrim më këmbëngulës ndaj Kinës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Shefi i Këshillit Europian Charles Michel do të mirëpresin Biden në Bruksel, me një orar të ngjeshur për bisedimet e tyre.

Pjesa më e madhe e takimit pritet të tregojë një rivendosje të marrëdhënieve transatlantike pas viteve të vështira nën administratën e Donald Trump.

Deri më tani, çështjet e tregtisë kanë qenë shkaku i fërkimeve të mëdha midis dy partnerëve.

Por, sipas një zyrtari të BE, dita e sotme mund të jetë një pikë kthese.

“Është mjaft e mundshme që të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje shumëvjeçare për të eliminuar të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre të aviacionit, theksoi zyrtari. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme