Biden telefonatë urgjente me Johnson: Të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë!

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë bërë një bisedë telefonike në lidhje me nevojën për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë, njoftojnë burime nga qeveria britanike. Biseda është fokusuar në mënyrat për t’i dhënë fund varësisë perëndimore në naftën dhe gazin e Rusisë.
“Udhëheqësit diskutuan nevojën për të përshpejtuar ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë forcimin e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një tjetër sulm rus në lindje të vendit,” tha një zëdhënëse e Downing Street.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




