Biden telefonon Zelenskyn: Jemi në krah të Ukrainës!

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Biden ka siguruar Zelenskyn se SHBA do të vijojë të jetë në krah të popullit ukrainas që po lufton për liri përballë agresorit rus.

“Unë i thashë atij, siç i kam thënë çdo herë që kemi folur, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës dhe ndërsa ata luftojnë me guxim për të mbrojtur vendin e tyre, dhe ata po e bëjnë këtë,” tha ai në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Biden ndërsa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale.

“Sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar [presidentin rus] Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës.” tha Biden. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme