Bien lehtë infektimet me COVID-19, zonat periferike sërish problem(VIDEO)

Infektimet nga vala “Omcron” në ditët e para të muajit shkurt kanë pësuar një rënie të lehtë. Kjo konstatohet jo vetëm nga testimet në qendrat shëndetësore por edhe nga grupet e epidemiologëve që testojnë vatra familjare, biznese dhe shkolla. Epidemiologia Ermelinda Murati sqaron për RTSH se pavarësisht rënies së lehtë, zonat më problematike mbeten ato në periferi të kryeqytetit.
Paralelisht me qendrat shëndetësore, testimet për COVID bëhen edhe nga epidemiologet e terrenit të cilët përveç vatrave familjare ku personat janë të pamundur për të lëvizur ndjekin vatrat në biznese e shkolla ku ka indikacione për infektime masive. Shefja e epidemiologjisë në operatorin e Tiranës për njësinë 5, Ermelinda Murati thotë se krahasuar me dy-tre javët e para të Janarit, fluksi ka pësuar një rënie të lehtë.
Zonat më të nxehta mbeten sërish ato periferike ku edhe masat mbrojtëse injorohen. Epidemiologia tregon se në mbi 90% të rasteve, infektimet tek personat e vaksinuar, qoftë edhe me një dozë, kanë zhvilluar sëmundje shumë të lehtë ose pa shenja fare, ndaj ajo sërish bën lutje për vaksinim
Rënia e lehtë e infektimeve shihet edhe në shkolla ku mungesat nuk janë më në numër shqetësues si ndër nxënës ashtu edhe ndër mësues.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




