Bledi Kasmi: Me Ramën nuk bëhen zgjedhje. Pa protesta, Shqipëria do zhytet në errësirë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi mendon se sot ish-kryeministri Sali Berisha po përballet me drejtësinë  e cila sipas tij, është  totalisht e kontrolluar nga pushteti i Ramës.

Duke folur në “Ekspres” në RTSH, Kasmi tha se, i gjithë qëllimi i regjimit, sikurse e quajti ai, nuk është që të dënojë Sali Berishë por që të bëhet e mundur kapja e opozitës.

“Këtë betejë nuk e ka kërkuar kryetari i PD-së, z. Berisha por ai është vënë përballë një drejtësie , e cila sipas meje, ka shumë dyshime që ajo është totalisht e kontrolluar nga pushteti. Mendoj se është një betejë për ekzistencën e opozitarizmit dhe vetë opozitën në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ndaj thekson më tej, sot jemi përballë një fakti që sot opozita është në sulm të vazhdueshëm nga regjimi, opozitës i mohohet e drejta e votës, i mohohen të drejtat  kushtetuese që ka në parlament, i mohohet përfaqësimi në komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Në këto 32 vite , opozitës i mohohet e drejtat për të monitoruar punën e qeverisë. Opozita sot është përballë sfidës së ekzistencës të saj jo vetëm në parlament por në gjithë shoqërinë.  Është një betejë që ka nisur me z. Berisha dhe do të vazhdojë të zhvillohet në muajt e ardhshëm”, tha Kasmi.

Duke risjell deklaratën e sotme të Sali Berishës, që me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje, Kasmi tha se ,”nuk bëhen zgjedhje me Ramën.  Sepse ka një skemë të qartë të manipulimit të votava dhe çdo lloji procesi zgjedhor që zhvillohet në varësi nga Rama  do të prodhojë vetëm një farsë elektorale.

Ndaj shtoi ai, me Ramën nuk ka zgjidhje por duhet të përballemi me protesta që të  largojmë këtë qeveri të korruptuar.

Kasi ka hedhur akuza dhe për Lulzim Basha , që sikurse tha ai, komandohet nga qeveria dhe ndërmerr aksionet politike të diktuara nga Rama.

“Unë kam punuar dhe me z. Basha dhe mund të them me siguri që propozimet që bëhen sot nga z. Basha janë propozime të kërkuara nga vetëm z. Rama.  Janë interesat politike të Ramës të cilat adresohen në këto institucione nga z. Basha.  Ky i fundit në një far mënyre është kthyer në një zëdhënës të qeverisë. Është provuar dhe në Parlament që ato vota që mbështesin z. Basha shkojnë për llogari të Ramës dhe kjo u provua me heqjen e imunitetit të z. Berisha. Është provuar në disa votime të tjera që sa herë që Rama ka nevojë ka marr nga thesi Bashës”, shprehet ai.

Në gjykimin tim, Shqipëria sot është në kushtet e 1989 ky në pikëpyetje është ekzistenca e pluralizmit dhe e opozitës. Është e njëjta skemë manipulimi që bëhet në Shqipëri bëhet dhe në Serbi. Është një model putinist që po i afrohet Ballkanit nga strukturat politike që po orientojnë këto dy vende.   Pra dhe në Beograd sot kemi protesta shumë të forta të opozitës që protestojnë që të kthehet vota. Është i njëjti sistem që ka Serbia kemi dhe ne.

Kryeredaktori i RD-së është i mendimit se kjo është çështja e çdo shqiptari, sepse nuk është vetëm çështja e Berishës, sepse sot bllokohet lëvizja e lirë e tij por nesër do të jemi ne.

“Protestat janë e vetmja rrugë për të rrëzuar nga pushteti Ramën dhe mënyra më e mirë e adresimit të kësaj problematike dhe gjetjes të kësaj zgjidhje.  Pa protestat Shqipëria do të zhytet në një errësirë të thellë dhe të drejtat dhe liritë tona do jenë të rrezikuara”, përfundon Kasmi duke folur në RTSH.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme