Blegtorët e jugut në protestë – Kërkojnë rregullimin e tregut të qumështit

Blegtorët e jugut kanë protestuar sërish këtë të enjte në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit në Gjirokastër. Ata I janë drejtuar edhe njëherë Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e kërkesave të tyre të cilat konsistojnë në rregullimin e tregut të qumështit dhe mishit si dhe ndërtimin e veprave ujore në shërbim të blegtorisë.
Në takimin që zhvilloi me blegtorët në Gjirokastër, ministrja Denaj premtoi rishikimin e kontratave për kullotat, rehabilitimin e veprave të ujit, ndërkohë që sipas saj ministria nuk mund të ndërhyjë në vendosjen e një çmimi tavan për shitjen e qumështit apo mishit.
Ministrja kërkoi më shumë bashkëpunim mes tyre dhe formalizim mes baxhove dhe blegtorëve. Kjo ishte protesta e tretë e organizuar nga blegtorët e qarkut të Gjirokastrës që nga fillimi i vitit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




