Bleu Twitter për 44 miliardë USD, Musk: Do rikthej në platformë Donald Trump

Botë | 4 vite më parë

Pas blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë, CEO i TESLA, Elon Musk në samitin e  Financial Times “E ardhmja e veturës” ka deklaruar se do të rikthejë në këtë platformë ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Musk ka deklaruar në fjalën e tij se vendimi i Twitter për të ndaluar llogarinë e ish-presidentit Trump ishte një gabim. Ndër të tjera, miliarderi Musk tha se Twitter duhet të jetë më ngurrues për ndalimet e përhershme të llogarive.

“Twitter duhet të jetë më “ngurrues për të fshirë gjërat” dhe “shumë i kujdesshëm me ndalimet e përhershme”. Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump, mendoj se ishte një gabim. Unë do të anuloja ndalimin e përhershëm… Por mendimi im dhe Jack Dorsey, dua të jem i qartë, ndan këtë mendim, është se ne nuk duhet të kemi ndalime të përhershme.”, tha Musk.

Llogaria e Donald Trump u ndalua nga Twitter në janar të 2021 për shkak të ‘rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, pas trazirave në Uashington.

Platforma të tjera sociale pasuan në ndalimin ose pezullimin e llogarisë së Trump.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme