Blinken: 215 milionë dollarë ndihmë shtesë për krizën ushqimore në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë, një ndihmë urgjente ushqimore për krizën në Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë me shpejtësi krizën globale të ushqimit në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot, duke pasur parasysh urgjencën e krizës, ne po shpallim 215 milionë dollarë të tjera ndihmë të re urgjente ushqimore dhe do të bëjmë shumë më tepër. Ne presim që Kongresi ynë shumë shpejt të miratojë rreth 5.5 miliardë dollarë fonde shtesë për ndihmën humanitare dhe sigurinë ushqimore “, tha Blinken në Kombet e Bashkuara gjatë një takimi ministror mbi sigurinë globale të ushqimit.

Blinken theksoi gjithashtu se SHBA-ja do të angazhonte 500 milionë dollarë për të rritur prodhimin e plehrave kimike në SHBA. Kjo vjen pasi ka një nevojë të shtuar për pleh në vendet që tradicionalisht e merrnin atë nga Rusia, e cila është eksportuesi më i madh në botë i plehrave kimike.

Blinken u bëri thirrje vendeve të tjera që kanë plehra kimike dhe drithëra, të cilat gjithashtu po përballen me mungesa globale për shkak të Luftës së Ukrainës, që të ndihmojnë me shpejtësi me këtë krizë në rritje./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme