Blinken bisedon me homologët nga Arabia Saudite dhe EBA-ja mbi tensionin Rusi-Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, princin Faisal Bin Farhan Al Saud, diskutoi mbi grumbullimin ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës si dhe zhvillimet në Jemen, Etiopi dhe Sudan.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Blinken ka biseduar me homologun e tij të EBA-s dhe atë saudit.

“Sekretari Blinken, me sheikh Abdullah krahas grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës diskutuan edhe çështjet e tjera dypalëshe dhe rajonale, përfshirë edhe zhvillimet në Jemen, Etiopi dhe Sudan”, deklaroi Price.

Ndërsa në një deklaratë tjetër, Price theksoi se Blinken me krydiplomatin saudit kanë diskutuar të njëjtat çështje dhe se dy ministrat biseduan gjithashtu edhe çështjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Blinken ka kryer biseda me shumë homologë të tij kundër grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe kundër ndonjë operacioni të mundshëm ushtarak ndaj Ukrainës.

Ai krahas nëntë vendeve të “Formatit të Bukureshtit B9” dje bisedoi edhe me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme