Blinken në Lindjen e Mesme, premton 100 milionë dollarë për Gazën

Botë | 5 vite më parë

Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken ka nisur zyrtarisht vizitën e tij 3 ditore në Lindjen e Mesme, ku në fokus do të jetë padyshim konflikti Izrael-Palestinë.

Kjo është vizita e parë e Blinken në Lindjen e Mesme dhe vjen në kohën e një armëpushimi të brishtë pas luftimeve të ashpra 11 ditore, që lanë pas vetëm shkatërrimin në Gaza.

Blinken u takua fillimisht me kryeministrin izraelit e më pas me presidentin e Palestinës, Mahmud Abaz, ku premtoi ndihmën direkte me 100 milionë dollarë nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ai premtoi gjithashtu se SHBA do të rihapë konsullatën në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuan nga administrata Trump./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme