Blinken: Rusia po dështon, Ukraina po ia del mbanë

Botë | 5 vite më parë

Rusia po dështon në përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkruan ATSH.

“Kur bëhet fjalë për qëllimet e luftës së Rusisë, Moska po dështon, ndërkohë që Ukraina po ia del mbanë”, shtoi ai duke folur në Poloni, pas një vizite tri orëshe te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë më parë, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Blinken tha se ”qëllimi i Rusisë ishte t’i hiqte Ukrainës sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, por vuri në dukje se ”ajo nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, pavarësisht nga më shumë se dy muaj sulmesh rraskapitëse”.

”Ushtria ruse nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe ekonomia e vendit është goditur nga sanksionet perëndimore”, tha ai.

”Ne nuk e dimë se si do të shkojë pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se një Ukrainë sovrane e pavarur do të jetë shumë më e gjatë se sa do të jetë Vladimir Putin në skenë”, theksoi Blinken. (Marrë nga ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme