Blinken: SHBA nuk ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Në një fjalim në Varshavë të shtunën, presidenti Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër,” tha Blinken të dielën, ndërsa ishte në një vizitë në Izrael.
“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi, apo askund tjetër, për këtë çështje.
“Në këtë rast, si në çdo rast, i takon popullit të vendit në fjalë, varet nga populli rus”, shtoi Blinken.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




