Bllokimet e reja nga COVID 19 po çojnë në rënie të çmimit të naftës

Çmimet e naftës arritën të hënën kufirin më të ulët në pesë muajt e fundit pas bllokimeve të reja të shkaktuara nga koronavirusi, njofton BBC.
Shume vend kanë forcuar kufizimet sociale duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, ndërsa po luftojnë nivelet në rritje të infeksioneve nga COVID 19.
Egziston frika se masat e reja të bllokimit do të dëmtojnë më tej rritjen ekonomike dhe kërkesa për naftë do të bjerë.
Mallrat dhe tregjet e aksioneve janë gjithashtu në pritje të zgjedhjeve në SHBA që mbahen të martën.
Në orët e bursës në Azi, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra në një pike të ulët prej 35,74 dollarë për fuçi, një nivel që nuk është parë që nga fundi i majit.
Më vonë çmimi u rrit disi në tregtinë në Londër, duke arritur 37.86 dollarë nga mesi i mëngjesit.
Çmimi i Brent, standardi kryesor për çmimet e naftës, ka rënë me 45 përqind nga fillimi i vitit.
Rënia e shkaktuar nga virusi COVID 19 ka rënduar rëndë kompanitë e energjisë. BP dhe Shell kanë njoftuar mijëra shkurtime të vendeve të punës këtë vit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




