Bojkoti i avokatëve, PD kërkon seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin Manja dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja Dhurata Çupi ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Sipas deputetes demokrate, bojkoti i seancave të masave të sigurisë nga avokatët është një çështje sensitive dhe sipas saj duhen marrë masa.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”,  tha Çupi.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme