Boks dhe kikboks në RTSH Sport

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Boksi dhe kikboksi profesionist të premten në mbrëmje do të jenë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa në Durrës do të zhvillohet aktiviteti, që është inicuar nga “Titans Fights Club”. Janë tre ndeshje boksi profesionist dhe tre ndeshje kikboksi profesionist, Mexhit Hysenaj dhe Ardit Boriçi, kjo nën drejtimin e trajnerit Enton Kikrri, janë në përgatitjet e fundit për këtë aktivitet.

“Ka shumë emocione si çdo ndeshje. Do të jetë ndeshje e fortë, shpresojmë të dalim fitimtar”, thotë Mexhit Hysenaj.

“Jam në formën time më të mirë. Do të jap më të mirën në ring dhe 200 përqind jam fitues. Shansin nuk ia lë kundërshtarit”, thekson Ardit Boriçi.

“Janë disa boksierë, që ne i kemi përzgjedhur, sikurse kemi boksierit Ardit Boriçi, që vjen nga Franca, ndërsa do të jetë mbyllja e mbrëmjes”, bën të ditur presidenti Frederik Shoshi.

“Besoj se kemi ndeshje shumë të forta, ndaj dhe jemi duke u përgatitur shumë për këtë mbrëmje”, nënvizon trajneri Enton Kikrri.    

Aktiviteti, që do të ketë pjesëmarrjen e sportistëve turq dhe italian, nis në ora 19:00 për të përfunduar në orët e vona të mbrëmjes të së premtes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme