Bombardimet në Zaporizhzhia/ Zelensky videokonferencë me Clinton: Rrezik për katastrofë bërthamore

Presidenti ukrainas Zelensky, akuzon Rusinë se ka krijuar situatën e një kërcënimi të një katastrofe bërthamore. Referenca është për shpërthimet në ditët e fundit pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, në një zonë nën kontrollin rus por që operohet ende nga teknikë ukrainas raporton La Repubbica.
“Bota nuk duhet të harrojë Çernobilin dhe duhet të kujtojë se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë. Katastrofa e Çernobilit ishte shpërthimi i një reaktori. Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ka gjashtë reaktorë“, tha Zelensky.
Për çështjen në fjalë Presidenti ukrainas Zelensky zhvilloi një intervistë me videokonferencë me ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe i kërkoi ndihmë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit botëror për bombardimin e termocentralit bërthamor Zaporizhizhia.
“Shtetet e Bashkuara po na ndihmojnë të parandalojmë Rusinë nga ngrirja e këtij konflikti. Dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron Rusia. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh me konfliktet e ngrira. Ato zgjasin me vite, dhjetëra vjet. Ne nuk mund të lejojmë kjo të ndodhë”, tha Zelensky i cili ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Moskës.
Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet në termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




