“Bonusi i bebes” përfitojnë prindërit e 10 mijë fëmijëve të porsalindur në muajt e parë të këtij viti

“Bonusi i bebes” u ka shkuar prindërve të rreth 10 mijë fëmijëve të porsalindur në muajt e parë të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu.
Që prej fillimit të këtij programi universal në janar 2019, më shumë se 167 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, një mbështetje direkte për familjet që gëzohen me fëmijë.
Sipas këtij programi familjet me fëmijët e porsalindur shpërblehen me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




