Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ul me 4 lekë naftën

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, kësaj radhe duke ulur me 4 lekë çmimin e naftës. Ulje ka pësuar edhe i benzinës me 236 lekë/litri, nga 241 lekë litri i vendosur 1 ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar duke u shitur me 86 lekë litri.
Këto çmime hynë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet“, thuhet në njoftimin nga Bordi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




