Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet me 5 lekë nafta, me 3 lekë benzina! S’ndryshon gazi

Aktualitet | 4 vite më parë

Bordi i Transparencës ka dryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, ku është ulur me 5 lekë çmimi i naftës dhe me 3 lekë ai i benzinës.

Për pasojë, nafta do të tregtohet tashmë me 190 lekë për litër, ndërsa benzina me 186 lekë për litër. Ndërkohë mbetet i pandryshuar çmimi i gazit, 80 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi këtë të shtunë në orën 18:00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Njoftimi i plotë i Bordit:

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme