Boris Johnson: Muajin e ardhshëm rihapim ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev

Kryeministri Boris Johnson gjatë një konference për shtyp në New Delhi ka njoftuar rihapjen e ambasadës së Mbretësisë së Bashkuar në Kiev muajin e ardhshëm.
Teksa komentoi situatën në Ukrainë, Johnson tha se prej fortësisë dhe suksesit të treguar nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas, Mbretëria e Bashkuar është gati të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, raporton BBC.
Më herët, kryeministri Johnson njoftoi se trupat ukrainase po trajnoheshin në Mbretërinë e Bashkuar për përdorimin e 120 automjeteve të blinduara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




