Borrell: BE ka propozuar zgjidhje për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Kryediplomati europian, Josep Borrell deklaroi se Kosovës dhe Serbisë i është ofruar nga Bashkimi Europian një propozim për zgjidhjen e tensioneve të fundit mes tyre. Para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së, Borrell tha se cështja e Ballkanit Perëndimor do të jetë temë diskutimi i atij takimi, ndërsa theksoi se propozimi i BE-së për situatën në Kosovë duhet parë si një rrugëdalje e mirë.
“Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti presidentin Vuçiç. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, I cili duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më është dashur t’iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve pr të cilat është rënë dakord shumë vite më parë”, tha Borrell.
Pas takimeve që pati me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel, Borrell deklaroi se Lista Serbe duhet të ktheheshin menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillonin detyrat e tyre, ndërsa Kosova duhet të harmonizonte veprimet e saj në lidhje me targat dhe të fillonte pa vonesë negociatat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri Albin Kurti ndërkohë ka përsëritur se nuk do të pranojë asociacion një etnik në Kosovë, dhe nuk ka dhënë shenja se mund të tërhiqej edhe nga vendimi për targat, shtyrja e zbatimit të të cilit i është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




