Borrell: E papranueshme kërkesa ruse për ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes

Botë | 5 vite më parë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën ejashtme, Joseph Borrell, në një intervistë për gazetën ”Die Welt”, i ka quajtur kërkesat e Rusisë për garantim të sigurisë dhe ndërprerjen e BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes si ”agjendë të pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme”.

”Kërkesat për garantim të sigurisë dhe ndërprerja e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme, posaçërisht për Ukrainën”, theksoi Borrell.

Ai shtoi se ”për herë të parë Moska i parashtron kërkesat e tilla në formë me shkrim, diçka që deri tani nuk ka ndodhur. Këtë e bëjnë vetëm fituesit, ata thonë këto janë kushtet e mia”, theksoi ai.

Nga mesi i dhjetorit, Ministria ruse e Punëve të Jashtme publikoi drafte të marrëveshjes me SHBA-në dhe marrëveshjes me NATO-n.

Dokumentet tanimë janë dorëzuar në Uashington dhe aleatët e tij.

Në një nga klauzolat, Moska propozoi që vendet e NATO-s t’i japin garanci Rusisë, të cilat do të pengojnë zgjerimin e mëtejshëm drejt Lindjes, posaçërisht në territorin ukrainas./MIA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme