Borrell : Ukraina ka të drejtë të ndërmarrë sulme ndaj territorit rus!

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell, iu ka kërkuar vendeve perëndimore që të ekuilibrojnë frikën për përshkallzim të konflitktit në Ukrainë me nevojën e Kievit për të mbrojtur veten. Sipas tij, Kievi ka të drejtë të përdorë armë perëndimore për të goditur shënjestra në territorin rus. “Sipas ligjit të luftës, një vend ka të drejtë të kundëpërgjiet ose të luftojë kundër një tjetër vendi kur ky i fundit e sulmon të parin nga territori i tij. Duhet të gjejmë një ekuilibër mes rrezikut të përshkallëzimit dhe nevojës së ukrainasve për t’u vetëmbrojtur” u shpreh Borrell, para takimit të ministrave të mbrojtjes së bllokut europian.
Prej kohësh, Kievi iu ka kërkuar aleatëve perëndimore që ta lejojnë të godasë shënjestra në Rusi duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi që merr nga mbështësit e tij, përfshi SHBA-në dhe Gjermnaninë. Por ato hezitojnë për të lejuar që forcat ukrainase të sulmojnë përtej kufirit, për shkak të frikës se një gjë e tillë mund t’i çojë këto vende drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Moskën.
Deklarata e Borrell erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg u shpreh se kishte ardhur koha që aleatët të rishqyrtonin kufizimet e tyre, vecanërisht pasi rusët kanë shtuar sulmet e ndëmarra nga territori i vendit të tyre ndaj qytetit ukrainas të Harkivit.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




