Borrell: Vijon mbështetja për Ukrainën, do të ketë ndëshkueshmëri për krimet ruse

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e fundit ruse me raketa në Ukrainë. Në një postim në Twitter, Borrell shkruan se Rusia do të vuajë pasojat e veprimeve të saj duke u ndëshkuar.
“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për krimet ruse të luftës. Një tjetër sulm i pakuptimtë dhe masiv nga raketat ruse në Ukrainë, të cilat shkatërrojnë pa dallim infrastrukturën dhe objektet mjekësore, duke synuar dhe vrarë qëllimisht civilë. Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë e pandërprerë”, përfundon Borrel.
Mëngjesin e së enjtes (29/12) u dëgjuan shpërthime në Kiev ku rreth 100 raketa janë lëshuar kundër shumë objektivave në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



