Borriello mposht Al Khelaïfi 3-0 në padel: Më fal president

Është koha për pushime, det dhe … padel. Pikërisht kështu. Sporti më i pëlqyer i momentit nuk ndalet as për verën dhe pavarësisht rritjes së temperaturës sfidat në kafaz vazhdojnë të pandërprera. Shumë fansa që mes notit në det dhe shëtitjes në Spa, vendosin të veshin bluza dhe pantallona të shkurtra dhe të kapin raketën për të sfiduar njëri-tjetrin.
Marco Borriello, ish-sulmues dhe tani drejtor sportiv i UD Ibiza, u përball me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaïfi në ishullin mesdhetar. Një lojë pa histori dhe fitore e pastër për ish-qendërsulmuesin që në fund të ndeshjes postoi një histori për të festuar suksesin: Më fal president, 3-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




