Boston mposht Miami dhe rihap garën për titullin në Lindje

Ekipi i Boston mundi 121-108 Miami në finalen e pestë play off në Konferencën e Lindjes, duke vijuar garën për titullin kampion në këtë kah të NBA-së. Tashmë Miami udhëheq 3-2 me ndeshje, duke shtyrë gjithçka për sa i përket kampionit në takimin e gjashtë.
Sfida e sotme ishte me dy pamje, më e mirë për Miami në të parën, ku u shkëput deri në 12 pikë. Gjithsesi, në pjesën e dytë të takimit erdhi përmbysja e Boston, që nuk u dorëzua dhe u shkëput deri në 18 pikë, duke fituar me meritë.
Për Boston Celtics, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi edhe 5 titullarët. Tatum ishte shënuesi më i mirë me 31 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Brown me 28 pikë. Për Miami u dallua Dragic me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Konferenca e Lindjes – Finale play off
Miami – Boston, 108-121 (3-2)
Konferenca e Perëndimit – Finale play off
Lakers – Denver, (3-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




