“Bota do të përfitojë nga bashkëpunimi Kinë-SHBA”

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden.

Sipas lajmit të “South China Morning Post”, liderët në bisedë kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me atë se si konkurrenca në rritje kohën e fundit mes Pekinit dhe Washingtonit të mund të menaxhohet në rrugën e duhur.

Pala kineze në një deklaratë me shkrim theksoi se “Dy liderët kanë bërë vlerësime dhe komunikime strategjike të sinqerta, të thella dhe gjithëpërfshirëse lidhur me çështjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe interesat e përbashkëta”.

Në bisedë Jinping tha se SHBA-ja dhe Kina duhet të tregojnë guxim politik dhe strategjik për të vendosur sërish marrëdhëniet drejt zhvillimit të qëndrueshëm. “Bota do të përfitojë nga bashkëpunimi i Kinës dhe SHBA-së ndërsa do të dëmtohet nga konfrontimi”, shtoi Jinping.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë lidhur me bisedën vuri në dukje se Biden i ka dhënë bashkëbiseduesit të tij mesazhin se “Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme konkurrencën mes dy vendeve”.

“Presidenti Biden ka nënvizuar se SHBA-ja ka interes për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në botë dhe rajonin Indo-Paqësor. Dy liderët diskutuan përgjegjësitë mbi palët për të siguruar që konkurrenca e vendeve të mos hyjë në rrugën e konfliktit”, thuhet në deklaratë./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme