Botërori i Qitjes, Shqipëria 6 sportistë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Shqipëria është pjesëmarrëse në Kampionatit Botëror të Qitjes, i cili ka nisur të martën në Baku të Azerbajxhanit. Në të marrin pjesë 1300 sportistë, të cilat përfaqësojnë 101 shtete, ndërsa në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij kampionati ka parakaluar dhe flamuri shqiptar. Qitja kuqezi përfaqësohet me gjashtë sportistë, të cilët janë Gresia Balili, Manuela Delilaj, Manjola Konini, Kristina Anxhara, Elion Lati dhe Henri Rrufa. Garat kanë nisur zyrtarisht të mërkurën, ndërsa e enjtja nis përfaqësimi ynë në disiplinat e pistoletës dhe të pushkës me shpresën e një përfaqësimi të mirë, pse jo dhe të marrjes së pikëve që do të mund të japin normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ky është aktiviteti më i rëndësishëm ndërkombëtar për qitjen shqiptare për vitin 2023.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme