Botërori, Kanadaja rikthehet pas 36 vitesh

Uncategorized | 5 vite më parë

Suksesi i Kanadasë 4-0 me Xhamajkën, rikthen pas 36 viteve në një Kupë Bote kombëtaren amerikano-veriore. Golat e Larin dhe Buchanan i dhanë një drejtim pa kthim ndeshjes historike për ekipin kanadez që arriti të hipotekonte zyrtarisht biletën për në Katar 2022 pas një mungese që ka zgjatur më shumë se tre dekada pasi hera e fundit e tyre në një botëror ishte në Meksikë 1986.

Ndërkohë, në Oqeani, finalja e grupit do të luhet mes Zelandës së Re dhe Ishujve Solomon dhe më pas fituesja e këtij çifti do të sfidojë vendin e katërt të Amerikës Qendrore që është Kosta Rika, ndërsa Meksika dhe SHBA, e kanë siguruar kualifikimin me sukseset e fundit respektivisht ndaj Hondurasit dhe Panamasë. 22 janë skuadrat e kualifikuara në Kupën e Botës deri në këto momente ndërsa 10 vende janë ende të papërcaktuara.

Dy prej tyre do të vendosen nga sfidat e zonës europiane. Portugalia dhe Maqedonia e Veriut do të ndajnë një pjesë të madhe të tortës në Lisbonë të martën, ndërsa në po të njëjtën mbrëmje, Polonia pret Suedinë. Skuadra e fundit do të vendoset pas ndeshjes së qershorit mes Skocisë dhe Ukrainës pasi fituesja e këtij çifti do të duelojë me Uellsin.

5 janë skuadrat që do të caktohen nga Afrika. Në lojë janë 5 sfidat e kthimit, Nigeri-Ganë, Senegal-Egjipt, Algjeri-Kamerun, Marok Kongo dhe Tunizi-Mali. Një tjetër biletë do të caktohet në përballjen mes Emirateve te Bashkuara Arabe dhe Australisë ku skuadra fituese do të ndeshet me të pestën e Amerikës Latine që për momentin është Peruja por në garë për biletën play off nga COMNEBOL është edhe Kolumbia.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme