Botërori, kërkesa stratosferike për bileta

Uncategorized | 5 vite më parë

Teksa kanë mbetur edhe diçka më tepër se 7 muaj deri në nisjen e festivalit më të madh futbollistik në plan, interesi sa vjen e rritet për atë që është Botërori i parë që mbahet në një vend musliman dhe arab. Dhe janë plot 23.5 milionë kërkesa për bileta për Botërorin “Katar 2022”, teksa tifozët duan ta shohin më së shumti Argjentinën e Lionel Mesit. FIFA ka bërë të ditur se është 23.5 milionë shifra e biletave që janë kërkuar në fazën e fundit të shitjeve për Botërorin e futbollit. Kuptohet se, numri më i madh i kërkesave ka ardhur për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 18 dhjetor 2022. 

Përveç finales, organizmi që qeveris futbollin botëror njoftoi se kërkesat më të mëdha për t’u pajisur me bileta ishin kryesisht për ndeshjet e Argjentinës, përfaqësueses amerikanolatine që do të përballet në Grupin C me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë. 
Mësohet se kërkesa të mëdha ka pasur edhe për ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. FIFA bëri gjithashtu të ditur se më së shumti kërkesat kishin ardhur nga vendet si Argjentina, Brazilia, Anglia, Franca, Meksika, Katari, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme