Brazil, mbyllen qendrat e votimit për garën presidenciale, Bolsonaro-Lula

Botë | 4 vite më parë

Qendrat e votimit në Brazil u mbyllën sot pasdite. Kemi të bëjmë me balotazhin më polarizues presidencial mes presidentit në detyrë Bolsonaro, i cili deklaron se do të mbrojë vlerat konservatore të krishtera, kundër rivalit të tij, ish-president Lula, që premton ta kthejë vendin në të kaluarën kur kishte zhvillim ekonomik.

Balotazhi erdhi si rezultat i një gare shumë të  ngushtë midis Presidentit, Jair Bolsonaro dhe rivalit të tij politik, ish-presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Të dy janë figura politike të njohura, përçarëse, që nxisin pasionin, si dhe urrejtjen.

Autoritetet zgjedhore kanë filluar numërimin e fletëve të votimit, për shkak se numërimi bëhet në mënyrë elektronike. Rezultati përfundimtar pritet të dalë brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave të votimit.

Votimi do të përcaktojë nëse demokracia e katërt më e madhe në botë do të qëndrojë në të njëjtin kurs të politikës së ekstremit të djathtë, ose do të kthehet majtas. Shqetësim është nëse Bolsonaro do të pranojë humbjen. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme