Brazil, sulmohet autobusi i Fortalezas, 6 lojtarë në spital

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Fatkeqësi për lojtarët e Fortalezës pas barazimit ndaj Sport Recife në Copa do Nordeste në Brazil. Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 1-1, autobusi i klubit u qëllua me gurë në dalje të Arena Pernambuco nga një grup mbështetësish të organizuar të skuadrës kundërshtare.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të shihen xhamat e thyer, copa xhami kudo dhe sedilje të gjakosura. Gjashtë lojtarë të Fortaleza u lënduan dhe u dërguan në Spitalin e Real Portugez, siç raportohet në shënimin zyrtar të klubit: “Gjashtë lojtarë u goditën: portieri João Ricardo u plagos me një prerje në vetull dhe mbrojtësi i majtë Gonzalo Escobar pësoi një goditje në kokë. Mbrojtësi i djathtë Dudu, mbrojtësit Titi dhe Brítez dhe mesfushori Lucas Sasha u plagosën nga xhamt. Sportistët e tjerë do t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor për të hequr copat e xhamit nga trupi i tyre”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme