Bregu: SPAK ka mosbesim tek Policia. Duhet të nisë spastrimi në radhët e Policisë!

Pedagogu Zylyftar Bregu, ka analizuar një deklaratë për shtyp nga Policie Shtetit lidhur me operacionin e fundit për ndalimin e 50 personave të botës së krimit, ku mohohej se operacioni ishte dekonspiruar.
Zoti Bregu tha se duket se vetë policia ishte ndjerë e përjashtuar nga marketingu e prokurorisë për suksesin e këtij operacioni. “SPAKU nuk e ka përfshirë në deklaratat e saj bashkëunimin me policinë” tha ai.
Sipas zotit Bregu Policia e Shtetit u ndje e frustruar nga deklaratat e politkanëve të opozitës, ndërsa ajo ka sqaruar disa legjenda urbane se drejtuesve të policisë u janë marrë telefonat gjatë megaoperacionit për arrestimin e 50 personave të botës së trimit.
Zoti Bregu kujtoi se në një zhvillim të fundit rreth një operacioni ndërkombëtar policia nuk kishte përfaqesuesit e saj.
Në analizë të fundit lidhur me mundësinë e dekonspirimit të operacionit, ai tha se ishte i prirur të besonte se ka patur dekonspirim. Zoti Bregu kujtoi se disa nga personat, ishin ish punonjës të Policisë së Shtetit, çka e bën të mendojë se mund të ketë patur rrjedhje të informacionit.
Pas kësaj analize pedagogu Bregu tha se “Duhet të nisë spastrimi në radhët e Policisë”. Ky proces duhet të jetë urgjent
tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit Begaj të mbledhi Këshillin e Sigurimit.
Zoti Bregu kujtoi se nga 64 mijë përdorues te telefonave me programe të kriptuara, 18 mijë janë shqipfolës dhe 8 mijë janë shqiptarë. Pas anglishtes shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në këta telefona.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




