BREXIT – BE pezullon veprimet ligjore kundër BM për çështjen e Irlandës së Veriut

Botë | 5 vite më parë

Komisioni Evropian ka pezulluar veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për zbatimin e marrëveshjes pas Brexit me Irlandën e Veriut, me shpresën se mund të gjenden zgjidhje për çështjet e pazgjidhura.

Ministri i Brexit David Frost bëri thirrje që të bëhen ndryshime të rëndësishme në Protokollin e Irlandës së Veriut, një element i marrëveshjes që ai negocioi.

”Nuk mund të vazhdojmë më kështu”, shtoi Frost.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi se pezullimi i veprimeve ligjore do të përdoret për të shqyrtuar propozimet e bëra nga Britania e Madhe javën e kaluar.

“Edhe nëse BE nuk do të rinegociojë protokollin, ne jemi gati t’i trajtojmë të gjitha çështjet që dalin nga zbatimi praktik i protokollit në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit. Është thelbësore të vazhdojmë diskutimet konstruktive në javët e ardhshme”, shtoi ai./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme