Britani e Madhe, shtohen rastet me Covid-19/ Gjatë muajit korrik u regjistruan më shumë se 200 mijë raste të reja

Botë | 3 vite më parë

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, i quajtur Eris është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, njofti Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe . Sipas kësaj agjencie, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin.

Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën.

Sipas një studimi, numri i rasteve, i cili ishte rreth 606 mijë më 4 korrik, në fund të maujit të shkuar shkoi në mbi  785 mijë, raportojnë mediat britanike.

Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë britanike më 21 korrik. Shkak tjetër që mund të ketë shkaktuar këtë rritje siç raportojnë mediat atje është edhe  rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme