Britani/ Mbreti Charles mban fjalimin e parë për Krishtlindje: Të ndihmojmë ata që janë në vështirësi

Botë | 4 vite më parë

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles ka uruar nëpërmjet një mesazhi televiziv për festën e Krishtlindjes, ndërsa bëri thirrje për të reflektuar mbi krizën e kostos së jetesës.

Ai tha se shumë familje janë në ankth dhe vështirësi të madhe, po luftojnë të paguajnë faturat, të ushqejnë fëmijët e tyre dhe t’i mbajnë ata ngrohtë.

Vetëm “familjet mbretërore” u shfaqën në ekran në transmetimin e Mbretit, duke përfshirë Queen Consort, Princi dhe Princesha e Uellsit, Earl of Wessex dhe Princesha Royal. Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, nuk u përfshinë.

Në një kohë grindjesh industriale dhe presionesh financiare, mesazhi i Mbretit Charles përqendrohej te ata që mbështesnin njerëzit në nevojë.

“Unë veçanërisht dua t’u bëj homazhe të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm dashamirës që japin bujarisht ushqime ose donacione për të mbështetur ata që i rrethojnë në nevojë më të madhe,” tha Mbreti.

Mesazhi u shoqërua me foto të bamirësive që u jepnin ushqim të pastrehëve dhe vullnetarëve që ndihmonin në një bankë ushqimore.

Buckingham Palace ka thënë se fondet e dhuruara pas vdekjes së mbretëreshës së ndjerë po i jepeshin një qendre bamirësie që ndihmonte ata që nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e energjisë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme