Britania e Madhe ngrin asetet e Sberbank, banka më e madhe e Rusisë

Botë | 5 vite më parë

Britania e Madhe njoftoi ngrirjen e aseteve të Sberbank, bankës më të madhe të Rusisë, dhe një ndalim për të gjitha investimet e reja të jashtme në Rusi.

Vendimi i Mbretërisë së Madhe për të sanksionuar Sberbank u koordinua me SHBA-në.

Britania ngriu gjithashtu asetet e Credit Bank të Moskës dhe do t’i japë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, tha Zyra e Jashtme.

Tetë oligarkë të tjerë rusë u sanksionuan gjithashtu nga Britania sot.

Ky është raundi i pestë i sanksioneve nga Britania që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha në një deklaratë: “Ne po i tregojmë elitës ruse se nuk mund të lajnë duart nga mizoritë e kryera me urdhër të Putinit. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të triumfojë”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme